Rreth Nesh

Oda Ekonomike e Kosovës(OEK) në bashkëpunim me Parkun për Inovacion dhe Trajnim(ITP) kanë hyrë në partneritet, si vazhdimësi e partneritetit me GIZ Kosova


Në kuadër të këtij partneriteti, OEK do të angazhojë Konsulentë Digjital të Certifikuar të specializuar

Hyrje

Rritja e konkurrueshëmërisë së sektorit privat përmes transformimit digjital


Oda Ekonomke e Kosovës(OEK) në bashkëpunim me Parkun për Inovacion dhe Trajnim(ITP) kanë hyrë në partneritet që ka për qëllm rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit privat përmes transformimit digjital. Ky partneritet vjen si vazhdimësi e partneritetit strategjik me GIZ Kosova mbështetur nga Qeveria Gjermane në kuadër të projektit për Krijimin e Punësimit Përmes Promovimit të Eksportit. Oda Ekonomike e Kosovës(OEK) në bashkëpunim me Parkun për Inovacion dhe Trajnim(ITP) kanë hyrë në partneritet, si vazhdimësi e partneritetit me GIZ Kosova mbështetur nga Qeveria Gjermane për Krijimin e Punësimit Përmes Promovimit të Eksportit.


Services

OEK do të angazhojë Konsulentë Digjital të Certifikuar të specializuar në tre module për të ju shërbyer nevojave të kompanive


Në kuadër të këtij partneriteti, OEK do të angazhojë Konsulentë Digjital të Certifikuar të specializuar në tre module për të ju shërbyer nevojave të kompanive: - Certified Digital Transformation Expert - Certified E-commerce and Social Media Expert - Certified IT Security Expert Oda Ekonomike e Kosovës si rezultat i projektit të mëparshëm me GIZ Kosova ka përfuduar studimin e parë bazë mbi statusin e digjitalizimit në Kosovë, trajnimin dhe certifikimin e gjeneratës së parë të konsulentëve digjital në Kosovë. Në projektin e ri me ITP do të vazhdojë me angazhimin e konsulentëve digjital për nevoja të këtij projekti duke ju ofruar kompanive të përzgjedhura shërbimet e mëposhtme: 1. Analiza e ekspertëve 2. Zhvillimi i strategjisë digjitale Të gjitha profilet e konsulentëve të cilet do bëjnë analizën e ekspertëve dhe zhvillimin e strategjive digjtiale janë të përfshira në këtë nënfaqe të Qendrës për Transformim Digjital, përmes së cilës kompanitë mund të marrin të gjitha informatat rreth projektit dhe të aplikojnë ‘online’ për të kaluar në dy fazat e lartëpërmendura.

Digjitalizimi i bizneseve në Kosovë

- Status quo, - Sfidat dhe mundësitë

Transformimi digjital është sfidë e madhe për NVM-të sot. Sidomos për firmat tradicionale të cilat po përballen me riskun e transformimit digjital duke humbur aftësinë e tyre të konkurrueshmërisë. Kështu që nuk ka alternativë, ose të ndiqet kjo rrugë ose të dilet nga biznesi. Por, në vend që gjithmonë të flasim për sfidat ose shqetësimet, debati publik duhet të përqendrohet edhe më shumë në potencialet e transformimit digjital. Firma plotësisht digjitale është një kombinim i fuqishëm i njerëzve, teknologjisë dhe shkathtësisë organizative që është e përshtatur mirë me mjedisin e sotëm ekonomik dhe shoqëror. Rrjedhimisht, digjitalizimi siguron avantazhe dhe potenciale të konsiderueshme.